Jugu bëhet gati për sezonin, sporte ekstreme e ushqime tradicionale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fshati Vuno ne Himarë për tre dite u kthye ne qendrën e jugut për shume turiste vendas dhe te huaj. Gjate këtij aktiviteti vizitoret provuan sporte te ndryshe qe do te ofrohen ne jug përgjatë gjithë sezonit veror.



Një nga sportet me te preferuara ne festivalin e sporteve te natyrës ishte paraglaiding, ose siç njihet ndryshe fluturimi me parashute.



Xhonatan Islami qe ka bere qindra fluturime dyshe me te rinj, tregon se vajzat janë me te guximshme dhe e pëlqejnë me shume këtë sport.



Një tjetër sport i preferuar nga shume te rinj është edhe diving. Këta te rinj kane ardhur nga Vlora për te provuar magjinë e botes nënujore.



Plazhi i Jales, Himarës, Gjipese, Ksamilit, Dhërmiut, Sarandës janë kthyer se fundmi ne kryefjalën e mediave ndërkombëtare. Sipas tyre jugu i Shqipërisë është ?sekreti? i pazbuluar i Mesdheut, ku mund te gjesh plazhe te pashkelura, sporte ekstreme e ushqime tradicionale.