Ora News - Djegia e 57 vjeçarit kosovar brenda makinës në Fushë Krujë, kamerat fiksojnë autorin

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia shqiptare duket se është shumë pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit të krimit makabër të ndodhur në Fushë-Krujë ku viktimë mbeti shtetasi kosovar Xhafer Osmani. Rezulton se 57 vjeçari babai i katër fëmijëve është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës ku ndodhej bashkë me të ishte vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, te regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur në sedilen e pasme të automjetit.

Policia ka bërë me dije se automjeti i 57 vjecarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13. Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij mbrëmjen e së premtes ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/djegia-e-57-vjecarit-kosovar-brenda-makine-ne-fushe-kruje-kamerat-fiksojne-nje-autor