Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëmtimi i segmentit rrugor Kukës-Morinë dhe i Urës së Drinit përbëjnë rrezikshmëri për aksidente. Drejtuesit e mjeteve thonë se hasin vështirësi për shkak të gropave të krijuara dhe mungesës së sinjalistikës.
Dëmtimi i segmentit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit si dhe mungesa e sinjalistikës janë kthyer në rrezik potencial për aksidente.
Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë rrugë thonë se hasen me vështirësi për shkak të gropave të krijuara ndërsa ndjejnë pasiguri sepse mbrojtëset metalike dhe rrjetat që evitojnë rënien e masivëve shkëmborë mungojnë.
Drejtues mjeti: "Ditën jam më i sigurtë pasi e shoh rrugë, bëj kujdes dhe mundem që ta ngadalësoj shpejtësinë. Ndërsa natën është problem më i madh pasi nuk i esh gropat dhe nuk bëj dot kujdes."
Rrezikshmëri të lartë përbën edhe kalimi në urën e qytetit të Kukësit.
Drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja e degraduar e urës po u shkakton dëme në automjete.
Drejtues mjeti: "Duhet të merren masa për tu rregulluar. Ka dëmtime që prishin gomat e makinës."
Pavarësisht vështirësive dhe rrezikshmërisë kalimi në këtë urë është i paevitueshëm pasi është e vetmja në të cilën duhet të kalosh për të hyrë dhe dalë në qytetin e Kukësit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drejtuesit-e-mjeteve-te-rrezikuar-segmenti-kukes-morine-me-gropa-e-pa-sinjalistike