Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Natyra është treguar bujare me fshatin Lin në Pogradec por shteti jo dhe aq. Në fshatin ku pjesa më e madhe e banorëve të mbetur janë të moshuar, turistët shqiptarë dhe të huaj po shkelin çdo vit dhe më rrallë.
Banorët thonë se shkak është bërë mungesa e investimeve, ndërsa për herë të fundit shteti ka vënë dorë në vitin 2009 me shtrimin e një rruge.
Banor: "Të vërë dorë shteti sepse fshatarët nuk kanë mundësi ta bëjnë."
Përmes blegtorisë dhe peshkimit banorët e Linit arrijnë të mbajnë ekonominë e shtëpisë, por siç thonë vetë ata mbajtja e bagetive dhe ndotja që shkaktohet prej tyre është një tjetër arsye që ka detyruar brakstisjen e fshatit nga të huajt.
Banor: "Ka njerëz që me bagëtitë mbahen, nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Fajin e ka shteti që nuk na punëson."
Të ndodhur në këto kushte, banorët drejtojnë sytë nga shtetit të cilit i bëjnë thirrje që të shfrytëzojë potencialet e Linit për ta kthyer atë në një fshat atraktiv për të huajt.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lini-i-braktisur-investimi-i-fundit-ne-fshat-ne-vitin-2009