‘Do iki në Shqipëri se kam punë’/Kosovari gjendet i djegur në makinë në Fushë Krujë

2018-05-15 0

Një 61-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës, mendohet se është djegur plotësisht brenda makinës së tij në fshatin Derven, të Fushë-Krujës. Xhafer Osmani, tre ditë më parë është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në policinë Kosovare, të cilët kanë denoncuar se familjari i tyre, u ka pohuar se do largohej në Shqipëri, pasi kishte një punë.

??Është larguar duke na thënë se kam një punë në Shqipëri, dhe duhet ta mbyll patjetër??. Kështu kanë deklaruar familjarët e Xhafer Osmanit në policinë Kosovare. Lëvizja e Osmanit drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe në sistemin TIMS, ku ky person me makinën e tij tip ?Volkswagen Turan?, është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në datën 29 prill 2018.

Pas kësaj date hyrje në territorin shqiptar, nuk ka asnjë të dhënë se ku ka shkuar 61-vjeçari nga Kosova, dhe se me cilin person është takuar dhe për më tepër ku ka qëndruar gjatë natës dhe ditës. Makina e tij është konstatuar e djegur në fshatin Derven, ku kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar për praninë e makinës së djegur dhe ekzistencën e një trupi të paidentifikuar brenda saj.

Në makinë dyshohet se ka qenë me një person tjetër, dyshime për lidhje intime
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Krujës dhe komisariatit Fushë-Krujë, të cilën nën drejtimin e prokurorit të rrethit Petrit Cano, kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje, tepër misterioze. Për momentin thanë burimet nuk dihet me saktësi të plotë nëse viktima mund të jetë Xhafer Osmani ose jo, pasi ka dyshime se në automjet mund të ketë qenë dhe një person tjetër.

?Për momentin jemi duke bashkëpunuar me policinë e Kosovës, e cila na ka konfirmuar të na sjellë informacion dhe kampione biologjike të familjarëve të Xhafer Osmanit, me qëllim kryerjen e analizave të ADN për identifikimin e trupit të djegur plotësisht? - tha një burim për gazeta ?Shqiptarja.com?.

Free Traffic Exchange