Plagoset biznesmeni i ndërtimit në Shkodër

2018-05-15 1

Ky është Xhevat Vataksi, biznesmeni i ndërtimit i plagosur këtë të shtunë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta, në afërsi të fshatit Berdicë. Ndërsa i dyshuar si autor i kësaj plagosje është Artur Lushi, edhe ai biznesmen i zonës. Sipas të dhënave të para nga ana e policisë dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një debati të çastit mes të dyve ndërsa nuk dihen ende motivet.


Xhevat Vataksi njihet në Shkodër si një biznesmen serioz dhe pa konflikte me persona të tjerë, është kontraktuar që me firmën e tij të ndërtimit të kryejë punime në segmentin rrugor Shkodër-Velipojë si nënkontraktor.

Ndërsa ngjarja ka ndodhur në një zonë ndërtimi ku autori i dyshuar po ndërtonte disa magazina. Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që kanë çuar deri në konfliktin mes dy personave, pasi të dy njihen si persona pa konflikte.

Nga sa mësohet 60 vjeçari Xhevat Vataksi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Nga ana tjetër policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të këtij krimi.

Tv Klan

Free Traffic Exchange