Jo vetem mode/ Cfare fshihet poshte flokeve te stergjate te VIP-ave (05.05.2018)

2018-05-15 4

Nëse Dua Lipa na ka shijuar me freskinë e stilit të ri të flokëve, më mirë mendohuni dhe një herë para se t?u drejtoheni gërshërëve!
Si të ishin duke luajtur me nervat e vajzave që i ndjekin e i kopjojnë, ato që dje u mburrën me prerjen e re, fare pa të keq sot shfaqen me flokë pambarimisht të gjatë.
Ky trend është importi më i fundit i Hollyëood-it, dhe sigurisht vajzat tona nuk mund të mbeteshin pas me fiksimin e ri të Jennifer Lopez.
Javën e shkuar, në tapetin e kuq të çmimeve Latin Billboard, flokët e stërgjatë të Jenifer Lopez ishin padyshim supriza e mbrëmjes.
Krijuesi mendjendritur i kësaj ujëvare flokësh? Gjeniu i flokëve më të gjatë dhe më të shkëlqyeshëm të Hollyëood-it, Chriss Appleton!
Parukeri i njohur u kujdes edhe për look-un e akullt të Ariana Grande-s në videon e saj më të re.
Për t?u siguruar se nuk do të lëvizë asnjë qime, dhe njëkohësisht për të krijuar tërheqjen e lëkurës që i bën sytë e Ariana-s të duken si bajame, ja truku magjik që e kemi të gjithë në shtëpi.
?Është një furçë e zakonshme dhëmbësh! E paparë për rrënjët! Sinqerisht, kjo teknikë e vjetër i fikson flokët siç ka hije, përveç kësaj zhduk ato qimet e vogla që mbijnë si antena!?
Pjesa e dytë e punës është shkëlqimi, dhe për këtë duhet të kujdesesh maksimalisht t?i trajtosh flokët si mbretëreshë?.