Ata janë sot ndër personazhet VIP më të njohur dhe më të paguar të publikut shqiptar. Por, jo për të gjithë puna e tyre e parë nuk ka qenë muzika.
?Jo vetëm modë? ka zbuluar përmes intervistave punët dhe pagat e para të personazheve të njohur.
?Përveçse këngëtar nuk kam bërë kurrë një punë tjetër më herët në jetën time. Pagesën e parë e kam marrë në moshën 16-vjeçare për një koncert në TVSH, por nuk e mbaj mend se atëherë është marë mami me pagesën dhe të gjitha lekët shkonin në shtëpi?, tha këngëtari Alban Ramosaj teksa shtoi se eksperienca e tij si model i ?Dolce Gabbana? është paguar shumë mirë.
Ndërkohë moderatoja Arjola Shehu e cila drejtoi këtë festival tregoi se puna e saj e parë ka qenë si babysitter.
?Puna ime e parë ka qenë babysitter, kam punuar për një muaj. Ishte një vajzë kineze e adoptuar në një familje angleze. Unë punoja rreth 3 orë në ditë dhe paguhesha 1000 lekë të vjetra në orë. Puna që nuk do doja të bëja kurrë në jetën time është striptiste?, tha Shehu.
Këngëtarja Arilena Ara ishte ndër personazhet që punën e saj të parë ka patur pikërisht këngën.
? Unë kam filluar që 14 vjeç të bëj muzikë dhe kjo ka qenë puna ime e parë. Por nuk dua të flas për pagesa, nuk dua të përzjej muzikën me vlera monetare. Publiku është vlera më e madhe?, tha Arilena Ara.
Ledri Vula i cili është ndër këngëtarët më të pëlqyer tha se puna e tij e parë ka qenë si ndihmës trajner basketbolli dhe se për të është paguar 20 euro.
?Unë kam punuar si ndihmës trajner për fëmijët në basketboll dhe jam paguar 20 euro. Piktura është puna që nuk do bëja kurrë, nuk di të pikturoj?, tregoi Ledri Vula.
Po ashtu kryebashkiaku Erion Veliaj ishte një ndër personazhet që nuk i ka shpëtuar intervistës së ?Jo Vetëm Modë?. Ai tregoi se puna e tij e parë ka qenë si shitës fiqsh dhe paga e parë që ka marrë ka qenë 500 lekë të vjetra.
?Puna ime e parë ka qenë shitës fiqsh, kam shitur 3 pala fiq dhe aty kam marë 500 lekëshin e parë?, tregoi Veliaj. Ai po ashtu foli edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe tregoi se nuk ka patur kurrë zënka mes tyre.
Argjentina Ramosaj tregoi se puna e saj e parë ka qenë si kontrolluese elektriciteti në Hollandë ku ka jetuar prej vitesh me familjen e saj.
?Unë kam jetuar në Hollandë dhe kam filluar punë shumë herët. Kam nisur punën shumë herët kam bërë kontrollimin e elektricitetit dhe në fundjavë punoja si modele. Puna më komode për mua është muzika. Puna që nuk do bëja kurrë është trainere fitnessi, nuk më pëlqen fare?, tha Argjentina Ramosaj.