Report TV - 1 ton kokainë në Spanjë, hetime në Lezhë pse bosi Julian Gjoka ndryshoi mbiemrin

2018-05-15 21

Report Tv mëson detaje të reja nga hetimet që po zhvillohen në Shqipëri pas arrestimit të dy shqiptarëve të cilëve në Spanjë iu kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash. Burime nga Policia e Shtetit thonë se për momentin fokusi hetimeve është përqendruar tek i arrestuari Julian Deblini i cili më parë e ka mbajtur mbiemrin Gjoka.

Julian Gjoka në vitin 2011 e ndryshoi mbiemrin në Julian Deblini. Por ëdhe vëllai i tij rezulton me mbiemër të ndryshuar. Policia e Lezhës dhe departamenti kundra zbulimit në SHISH janë duke mbledhur informacione përse Julian Gjoka e ndryshoi mbiemrin. Sikurse edhe lidhjet e të mundshme të 35-vjeçarit nga Lezha me eksponentë të botës së krimit në këtë qytet apo edhe në Europë.

Bashkë me Julian Deblinin në Spanjë është arrestuar edhe Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë. Momentin e arrestimit ai kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradicës, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.

Në sitën e verifikimeve do të kalojnë në fakt të gjitha pasutitë edhe të familjarëve të Arjanit, që rezultojnë bashkëpronarë të një nga Qendrat Tregtare më të rëndësishme në kryeqytet dhe pronar i shumë pallateve. Verifikimet bazohen në ligjin antimafia ku përfshihen në hetime edhe familjarët e të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge.