Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lista e barnave me rimbursim për këtë viti do të përmbajë 36 medikamente të reja. Për herë të parë është përfshirë Herceptina për sëmundjet tumorale dhe ka shtim të medikamenteve për sëmundjet kronike. Prej dy vitesh kjo listë nuk rinovohej, grosistët importonin medikamentet me çmim më të lartë, ndërsa farmacitë vepronin në bazë të listës së 2016.
Lista e barnave të rimbursueshme ka shtim të 36 barnave të reja dhe numri në total i medikamenteve në do do të shkoj në 563 barna.
Prej dy viteve, kjo listë nuk rinovohej, farmacitë, pacientët dhe mjekët ti referohen listës së vitit 2016, duke mos marrë në konsideratë ndryshimin e çmimit të barnave në treg si dhe ndryshimet e kursit të këmbimit valutor në euro.
Për herë të parë në listën e barneve me rimbursim përfshihet herceptina, një medikament që përdoret për rastet e trajtimit të tumoreve, e kushtueshme për pacientët dhe me mungesa në spitale.
Medikamentet e shtuara në këtë listë trajtojnë sëmundjet tumore të avancuar dhe metastik të gjirit, sëmundjet kardiovaskulare, trombozë, sëmundjet pulmonare, parkinsonin, hepatitin C, leuceminë, diabetin dhe çrregullimet psiqike.
Nga përfshirja e medikiamnetvee të reja, 16 prej tyre janë me princip aktiv dhe pjesa tjetër janë alternativa.
Buxheti për rimbursimin e barnave për vitin 2018 është 10.4 miliardë lekë.
Ndërsa për marzhin e fitimit, grosistët do të kenë marzhin 8%, ndërsa shitësit me pakicë, farmacitë do të vijojnë të kenë një marzh fitimi deri në 24%.
Lista e barnave të reja është publikuar në Fletoren Zyrtare por praktikisht libri nuk u është dorëzuar farmacive dhe nuk janë lidhur ende kontratat e reja me FSDKSH.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lista-e-barnave-563-medikamentet-ne-total-36-barna-te-reja