Një investim i nisur për rregullimin e portit të Vlorës, duke përfshirë thellimin e kalatave, rregullimin e një moli, por edhe rikonstruksionin e sheshit të këtij porti është pezulluar prej më shumë se një viti, kjo ka shkaktuar edhe probleme në ankorimin e trageteve. Investimi është vlera të konsiderueshme, por për ketë problem drejtoria e portit nuk ka marrë asnjë masë për të vijuar punimet.
Investimi i qeverisë Italo-Shqiptare prej 15 milion euro për rehabnilitimit e plotë të portit të Vlorës janë pezulluar prej më shumë se një vit.
Punimet për këtë port ishin parashikuar që të përfundonin në fund të vitit 2016 , por punimet janë pezulluar duke shkaktuar mjaft probleme edhe në ankorimin e trageteve. Drejtori I portit të Vlorës Admir Malja nuk pranon të prononcohet, por fajin për këtë pezullim të punimeve drejtori ia adreson, firmës italiane ?Piacentini?. Kjo firmë ka krijuar probleme jo vetëm në Vlorë, por kudo që kryen punime.
Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit ?Lungomare?, që vazhdon nga pjesa e mbetur pezull, drejt Pyllit të Sodës. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një porti jahtesh, si dhe ndërtimin e një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali modern udhëtarësh. Drejtues të këtij porti janë pajtuar me pezullimin e punimeve nga ana e firmës, pasi edhe ata vet kanë pezulluar çdo lloj kërkese ndaj instancave me të larta për të gjetur një zgjidhje.