Report TV - Investimi në sera, fermerët lushnjarë në pritje të subvencioneve

2018-05-15 1

Vëllezërit Saraçi nga fshati Kosovë e Vogël në Lushnjë kanë mbjellë 3.6 hektarë me speca dhe domate, një prodhim i cili shkon i gjithi për eksport.

Mirëpo ata janë ende në pritje të subvencionit nga shteti për të cilin kanë aplikuar.

Ne kemi 3.6 hektarë me speca dhe domate. Tani kërkojmë diccka të mirë nga shteti për subvencionimet që kemi bërë tani, të shkojnë në vendin e duhur. Ne kemi aplikuar për plastmason, ujitjen me pika për bletët dhe kaldajat. Shpresojmë që funksionimi të shkojë drejt ku është destinuar, te njerëzit punëtorë ata që investojnë se ne këtë investim e kemi me forcat tona. Kemi emigruar jashtë sthetit dhe jemi kthyer e kemi bërë këtë investim miliona lekë.

Fermeri Saraçi
Ndërsa prej këtij muaji Ministria e Bujqësisë ka informuar nisjen e aplikimeve për fermerët që duan të përfitojnë grante nga fondi i IPARD-it me vlerë 94 milionë euro, financim për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Free Traffic Exchange