Ora News - Të dhënat personale, PD: Pas Ministrisë së Arsimit, skandali shtrihet tek Shëndetësia

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë më parë Partia Demokratike akuzoi Ministrinë e Arsimit, për një skandal të pretenduar me të dhënat personale, me qëllim sipas tyre manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Sot deputeti Bardh Spahia, tha se i njëjti skandal është shtrirë dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ai tha se mjekët urdhërohen që pacientëve tu marrin të dhënat personale nga numri i kartës së identitetit, telefonit dhe emailit.

Bardh Spahia: Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një email të njëjtë me atë te Ministrisë së Arsimit, ku urdhëron mjekët të mbledhin të dhënat personale të pacientëve në qendrat shëndetësore. Skandali këtë herë është i provuar së shkon deri në zyrën e Edi Ramës, pasi në emailin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se ?plotësimi i bazës së të dhënave me informacionet private të pacientëve bëhet sipas kërkesës së ardhur nga Zyra e Kryeministrit?.
Njësoj si në rastin e Ministrisë se Arsimit, edhe këtu kërkohet që operacioni të kryhet me urgjencë dhe Ministria e Shëndetësisë t?i disponojë të dhënat brenda këtij muaji.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-dhenat-personale-pd-pas-ministrise-se-arsimit-skandali-shtrihet-tek-shendetesia

Free Traffic Exchange