Report TV - Shkodër/ Qëllohet me armë dhe plagoset ndërtuesi i njohur në kantierin e tij

2018-05-15 0

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Daragjat të Shkodrës.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka mbetur i plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi.

Ky i fundit është sipërmarrës në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave.

Vataksi është 60 vjeç dhe për momentin ndodhet në spitalin e Shkodrës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Biznesmeni është qëlluar në këmbë dhe autori i ngjarjes është identifikuar nga policia si shtetasi 43-vjeçar Artur Lushi.

Uniformat blu janë vënë në kërkim të tij.

Plagosja ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të Xhevat Vataksit dhe dyshohet se shkak për atentatin është bërë një konflikt pronësie mes dy personave.

Artur Lushi është pronar i një lokali.

Free Traffic Exchange