Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një biznesmen ndërtimi mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, mesditën e së shtunës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12.30 minuta në fshatin Darragjat, aty ku ndahet kufiri mes njësisë administrative Berdicë dhe Dajç, ndërsa i plagosur sipas policisë mbeti shtetasi Xhevat Vataksi 60 vjeç.
Ai u dërgua me urgjencë me spitalin rajonal të Shkodres, ku i është nënshtruar një operacioni në këmbë, aty ku edhe u godit nga plumbi.
Fatmirësisht sipas bluzave të bardha, 60 vjeçari ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Shërbimet e policisë të mbërritura në vendngjarje nisën menjëherë hetimet për rastin në fjalë, ku pasi rrethuan zonën, bënë të mundur identifikimin e autorit, që rezulton të jetë 43 vjeçari me inicialet A.L banues në Berdicë.
Nga grupi hetimor mësohet se mes dy shtetasve ka patur një konflikt të çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe po punohet nga ana e uniformave blu për arrestimin e tij.
"Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit A. L. 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë.
Në vendngjarje grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku në pyetje po merren dëshmitarë, si dhe të afërm të këtyre shtetasve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-degjohen-te-shtena-me-arme-zjarri-dyshohet-nje-i-plagosur