Bushati: Synojmë marrëveshje të drejtë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nga Shkodra, ku mori pjesë në nderimin e dëshmorëve me rastin e 5 majit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati konfirmoi progresin e bërë me palën greke për çështjen e kufirit detar.



?Është një proces jo i lehtë, por për një pjesë të çështjeve ka dakordësi dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Janë çështjet e kufizimit të zonave detare. Janë bërë disa konsulta qoftë në nivel politik, diplomatik por edhe teknik. Raundi i para pak ditëve në Tiranë besoj se ishte ne klime konsultative.?



Bushati u shpreh se do të ketë një raund të ri bisedimesh në Athinë së bashku me homologun e tij grek Nikos Kocias në funksion të shqyrtimit të progresit për të gjitha hapat.



Ndërsa lidhur me qëndrimin e opozitës për negociatat, Bushati siguroi se një marrëveshja do të jetë e drejtë dhe e zbatueshme nga të dyja palët.



?Për hir të së vërtetës e kam theksuar edhe në të shkuarën, kur vjen puna në këtë pikë, e drejta ndërkombëtare në fushën e detit ka një praktike gjyqësor të shumëllojshëm, nuk është e njëtrajtshme, por mund t?ju garantoj se përmes këtij procesi dhe drejtësisë së parimeve në të cilat kemi rënë dakord me palën greke për të zbatuar një praktikë, do të kemi një marrëveshje më të drejte dhe me të zbatueshme nga të dyja palët. Në fund të ditës është e rëndësishme të kemi një marrëveshje të drejtë dhe të zbatueshme, dhe jo një marrëveshje ku palët tentojnë t?ia hedhin njëra tjetrës.?



Bushati u pyet edhe për paralajmërimin e kryeministrit për ndryshime në qeveri. Por kjo sipas tij, kjo gjë është kompetencë e kryeministrit.

Free Traffic Exchange