Ora News - Gjiknuri në Durrës: Zyrtarët që nuk u përgjigjen problemeve të njerëzve do largohen

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë zyrtarët që nuk iu përgjigjen përgjigjen problemeve dhe denoncimeve të qytetarëve do të largohen nga postet që kanë. Nga Durrësi, ku u ndal për 'Turin e llogaridhënies', ministri Damian Gjiknuri paralajmëroi punojësit e administratës dhe u kërkoi më shumë angazhim për detyrat që kanë.

Damian Gjiknuri: ?Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka tjerë që e bëjnë më mirë atë punë."

Ministri i infrastrukturës bëri me dije se shumë shpejt do të nisin dy projekte të rëndësishme për Durrësin .

Damian Gjiknuri: "Do të fillojë thellimi i Portit të Durrësit. Pra lidhja me Tiranës, Tirana dhe Durrësi po kthehen pak nga pak si një qytet të madh. Ky qytet i madh ka një fluks të madh komunikimi dhe kjo hekurudhë që është një investim gati 90 milionë euro do jetë në gjendje funksionale për 2 vjet.?

Ndër të tjera Ministri Gjiknuri u shpreh se në këto 6 muaj qeveria ka arritur rezultate konkrete duke merituar marrjen e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave. Një ndër zhvillimet më të rëndësishme në këtë periudhë sipas ministrit është fillimi i funksionimit të vetingut i cili do të garantojë një sistem drejtësie që i shërben qytetarëve.

Ndërkohë edhe kryebashkiaku Vangjush Dako kërkoi më shumë angazhim nga drejtuesit vendorë nëse ata duan që të qëndrojnë në detyrë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjiknuri-ne-durres-zyrtaret-qe-nuk-u-pergjigjen-problemeve-te-njerezve-do-largohen