Përleshja me nostalgjikët e Enverit, Basha: Ndalim me ligj portreteve të komunizmit dhe Enver Hoxhës

2018-05-15 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar incidentin mes simpatizantëve të PD dhe nostalgjikëve të Enverit. Basha tha se PD do çojë në Kuvend ligji për ndalimin e simboleve komuniste dhe shfaqjen e portreve të gjakatarit Enver Hoxha.

PD është e angazhuar të çojë në Kuvend ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit. Nderimin e heronjve, por nga ana tjetër kurrë më nuk do pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhunshëm për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë. PD do kërkojë ndalimin e simboleve të komunizmit, jo më shfaqje të portretit gjakatarit Enver Hoxha.