Report TV - Gazetari Rusta: Dy policë shqiptarë prej 3 javësh në Gjermani, lokalizuan Arbër Çekajn

2018-05-15 0

Vendndodhja e Arbër Çekajt në Gjermani është lokalizuar nga dy ekspertë të Policisë shqiptare, të cilët kanë shkuar atje tre javë më parë. Një fakt të tillë e bëri publik gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në emisionin ?Repolitix?.

Dy oficerë të policisë shqiptare kanë qenë në Gjermani prej tre javësh për të identifikuar Arbër Çekajn. Zbulimi i vendndodhjes është bërë përmes gjurmimit të komunikimeve elektronike të Çekajt. Është survejuar ditë pas dite, por policia nuk ka pasur mandat për të ndërhyrë në banesë. Në momentin që ka dalë nga banesa është prangosur.

Arsen Rusta, gazetar i Report Tv