Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënës të shkollave në kryeqytet janë bërë pjesë të një konkursi për idenë më të mirë në ndërgjegjësimin e të rinjve për diferencimin e mbetjeve. Nën moton ?Ju mund?, ata paraqitën propozimet tyre në një aktivitet në Parkun Rinia, ku kryebashkiaku, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim, në këtë drejtim që gjithësecili të kontribuojë për mjedis të pastër.
Veliaj: Një mentalitet i pastër, një kulturë që e do qytetin me higjienë, që kultivon ndjenjën e riciklimit dhe që e fillon këtë që nga bankat e shkollës, është një qytet që ka të ardhme. Imagjinoni një shtëpi të madhe me 1 milionë banorë, ku cdo ditë vijnë nga rrethet 50-60 mijë makina të tjera. Pra shtëpia jonë, dhoma jonë e pritjes ka cdo ditë miq.
Veliaj vlerësoi rolin e mësuesve duke thënë se kultura e pastërtisë kultivohet që në bankat e shkollës.
Veliaj: Në fakt një mësues nuk është vetëm dikush që jep një lëndë mësimi, është edhe psikolog, edhe mentor, edhe këshilltar, edhe dikush që të dëgjon, është një shpatull ku mund të mbështetesh, edhe dikush që të jep dorën. Ndaj kam shumë respekt për mësueset sepse nuk njoh një njeri që mund të transformojë jetën e një fëmijë, një të riu, më shumë se sa një mësues apo mësuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/konkursi-materialet-e-ricikluara-veliaj-ashtu-si-nje-shtepi-edhe-nje-qytet-ka-rregulla