Ora News - Çfarë duhet të konsumojmë për të rritur masën muskulare? Dietë nga Anila Kalleshi

2018-05-15 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dietë nga Anila Kalleshi për "Diagnozë".

Zakonisht jo të gjithë janë të informuar rreth ushqyerjes për rritjen muskulare ne palestër,përveç rregullit standart "Ha sa më shumë dhe ngre pesha të rënda". Pra fokusohen më shumë tek proteina pa u dhënë dhe aq rëndësi lëndëve ushqyese të tjera. Shohim sportistë të tjerë të cilët vit pas viti bëhen akoma dhe më të mëdhenj duke u ushqyer masivisht. Dhe kështu nga dëshira për t'u bërë si ata formojmë vetë dietën tonë , pa e marrë parasysh se kjo mund të na cojë në dëmtime shumë të rënda.

Divizioni fizik përparon dhe po dëgjojmë më shpesh fjalën "Estetikë". Shohim dhe sesi sportistë të ndryshëm rrin në formë dhe kanë definim për më shumë se një muaj. Për disa është shumë e vështirë dhe për disa të tjerë shumë e lehtë. Kategoria e parë e kanë të vështirë pasi duke ndjekur dieta të vazhdueshme çon në humbjen e masës muskulare dhe trupi nuk do të të përgjigjet ashtu siç duhet për të dhënë maksimumin në performancën fizike. Nuk këshillohet të kalohet në ndryshim drastik shpejt si përshembull të fillosh direkt duke ngrën shumë ushqime me kalori. Është e mira që sasitë të rriten ngadalë dhe kështu do të kemi stërvitje më të mira, statusi mendor do të përshtatet shumë mirë me këtë metod? dhe do të përfitojmë dhe shumë energji për të bërë pesha të rënda dhe për frymëzimin tek vetja për një rritje muskulare optimale.

Ky është një shembull i një diete për masën muskulare. Ndoshta mund të mos jetë perfekte për ju kështu që ndjehuni të lirë të hani më pak,më shumë ose të zëvëndësoni ushqimet por gjithmonë duke pasur parasysh të mbani 'theksin' tek proteinat e shpeshta,kaloritë cilësore dhe karbohidrate mjaftueshëm. Provojeni dhe fat të mbarë me muskujt tuaj!

VAKTI PARË: MËNGJESI

?9 të bardha vezësh

?85 gr mish pa yndyrë

?1 kup me tërshërë

?1 kup me manaferra

VAKTI DYTË:

?200 gr fileto pule

?11 e gjysëm kupa të vogla orizi

?1 kup brokoli

VAKTI TRETË:

?200 g proshutë gjeli

?280 g patate të ëmbla

?1 kup ashparag

VAKTI KATËRT:

? 1 lugë nga proteina pluhur që përdorni vetë

VAKTI PESTË: Midis vakteve (pasdite)

?1 bagel e mesme

?1 lugë e madhe me gjalp kikiriku

VAKTI GJASHTË: DARKA

?200 gr biftek viçi

?200 gr patate të ëmbla

?1 kup me bizele

?1/4 kup me bajame

VAKTI SHTATË: Snack i darkës

?8 vezë të bardha

?1 lugë e madhe gjalp kikiriku

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cfare-duhet-te-konsumojme-te-rritur-masen-muskulare-diete-nga-anila-kalleshi

Free Traffic Exchange