Report TV - Kapja e biznesmenit Çekaj, Ndreu: Priten zhvillime të tjera nga dita në ditë

2018-05-15 0

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka folur për kapjen e biznesmenit Arbër Çekaj në emisionin ?Repolitix?, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Ndreu vlerësoi punën e policisë shqiptare, duke thënë se është shumë e rëndësishme që policia jonë tashmë është pjesë e operacioneve të mëdha ndërkombëtare.

Deputeti theksoi se nuk e dinte se do të arrestohej sot pronari i kompanisë ?Arbi Garden?, që solli në Shqipëri sasinë prej 613 kg kokaine, duke shtuar se me operacione të tilla nuk mund të bëhen pazare.

Jo, nuk e dinim që do të arrestohej Arbër Çekaj. Janë operacione me të cilët nuk mund të bëhet pazare. Fakti që është kapur një person që akuzohet për një sasi të jashtëzakonshme kokaine më gëzon, është një hap para në goditjen e krimit të organizuar.

Pjerin Ndreu, deputet i PS
Lidhur me deklaratën e ministrit Fatmir Xhafaj, se policia po zhvillon dhe një tjetër operacion në Spanjë, ligjvënësi i majtë deklaroi se nuk ka informacion që ky aksion të ketë lidhje me kapjen e 1 tonë kokaine. Ndërsa paralajmëroi se do të ketë zhvillime të tjera nga dita në ditë.

Nuk e di. Mund të kemi zhvillime të tjera nga dita në ditë. E rëndësishme është se policia shqiptare tashmë është partnere me disa operacione të rëndësishme ndërkombëtare. Rastet e trafikut të drogës janë raste që ndërkombëtarizojnë si fenomen. Implikohen disa shtete në trafikun e drogës dhe kjo kërkon bashkëpunimin e disa policive, që duhet të kenë kredencialet e duhura që të marrin pjesë. Policia shqiptare ishte pjesë e këtij operacioni dhe kjo duhet vlerësuar.

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Free Traffic Exchange