Ora News - Fabian Zhilla: Ja kush janë dy tipet e grupeve kriminale shqiptare

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e sigurisë tha se grupet kriminale shqiptare janë në qendër të vëmendjes së autoriteteve luigjzbatuese. Në një lidhje telefonike për Ora News, Zhilla argumentoi dy tipet e grupeve kriminale shqiptare.

Ai tha se goditja e grupeve kriminale synon zbulimin e lidhjeve të krimit me persona me pushtet. Nëse nuk goditet kasta e korruptuar politike, ai tha se nuk është arritur asgjë.

Fabian Zhilla: Grupet kriminale shqiptare janë në qendër të vëmendjes së agjencive ligjzbatuese duke filluar nga DEA dhe më pas INTERPOL vendet e BE që preken nga trafiku i Kokainës. Kam parasysh këtu Spanjën, Holandën, Anglia gjithashtu është e interesuar. Këto janë goditje që kërkojnë bashkëpunimi e disa vendeve sepse flasim për trafiqe ndërkombëtare. Po të shohim është ajo që ne kemi paralajmëruar që grupet shqiptare janë të sofistikuar dhe janë bërë pjesë në nivel drejtues të trafikut të kokainës. Emrat e shqiptarëve dalin që në 2015 në trafikun e kokainës të sofistikuar. Kanë qenë grupet shqiptare në bashkëpunim me klanin e "gjirit", një nga grupet kryesore kolumbiane që ka aksesin në portet e Europës. Shqiptarët janë të involvuar dhe janë ata që janë ndërmjetësues ose pritës të kokainës në disa nga portet duke filluar me Spanjën, Belgjikën dhe Holandën. Roli kryesor që kanë shqiptarët është shpërndarja i të ardhurave, mbledhja e të ardhurave dhe transportimi i keshit në Kolumbi. Rasti i Spanjës deri nga informacionet që kemi mbledhur duket që roli i shqiptarëve ka qenë i fokusuar në këtë pjesë. Kjo ka ngritur antenat e agjencive ligjzbatuese dhe është detyrim i shtetit shqiptar që të jetë aktiv.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fabian-zhilla-ja-kush-jane-dy-tipet-e-grupeve-kriminale-shqiptare

Free Traffic Exchange