Ora News - Kryemadhi: Rama më ndihmën tonë vuri nën kontroll sistemin e drejtësisë

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi, u ndal sërish tek çështja Tahiri, ndërsa e cilësoi edhe një herë si teatër mes tij dhe Ramës. Opozita tha ajo duhet të nis një aksion pa kompromis, që të shpëtoi vendin nga bataku siç u shpreh ajo qeveria e ka futur.

Kryemadhi: Të gjithë kanë muaj që presin drejtësi për çështjen Tahiri. Drejtësia ka munguar në krye të herës dhe nuk ka njeri në Shqipëri që t'i besojë Edi Ramës dhe të urdhërojë prokurorinë që varet prej tij që ta hetojë si një nga bashkëpunëtorët. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në apologjinë false të ish-ministrit të Brendshëm, madje edhe lotët e tij, tashmë duken si lot krokodili, janë pjesë e tragjedi-komedisë së Edi Ramës, i cili i inskenon për bashkëpunëtorët e tij.

Nëse Saimir Tahiri do të kishte ndjerë qoftë edhe një fije përgjegjësie për lumin e drogës që e zhyti Shqipërinë, të paktën duhet të kërkonte ndjesë jo vetëm për shqiptarët, por për ata të rinj që sot janë peng i përdorimit të drogave të forta. Ai duhet të tregonte dinjitet dhe të përballej me të vërtetën dhe jo të shantazhonte Edi Ramën me gjuhën e mafiozëve.

Ky është një moment i rëndësishëm për LSI dhe opozitës, pasi ndodhemi përballë një qeverie jo vetëm të diskretituar edhe ndërkombëtarisht, por edhe për faktin që qytetarët shqiptarë presin nga opozita një aksion të vërtetë politik për të shpëtuar vendin".

Kryemadhi akuzoi Ramën, se po përdor krimin kundër njerëzve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa foli për disa gabime që siç tha ajo LSI-së g bëri jatë qeverisjes me socialistet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-tahiri-apologji-false-dhe-lot-krokodili-pjese-e-komedise-qe-rama-inskenon

Free Traffic Exchange