Report TV - Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së

2018-05-15 0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, komentoi dorëheqjen e ish-ministrit Saimir Tahiri në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë që ajo drejton. Kryemadhi deklaroi se Tahiri dhe Rama janë peng i njëri-tjetrit dhe i krimit të organizuar, duke shtuar se dje ish-ministri nuk tha asnjë fjalë të sinqertë.

?Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në apologjinë false të ish ministrit të brendshëm. Madje dhe lotët e tij për të disatën herë duken si lot krokodili dhe janë pjesë e tragjikomedisë që Edi Rama e inskenon kaq bukur për bashkëpunëtorët e tij që jemi mësuar ti shikojmë në gjithë jetën politike të z. Rama?

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
Nga ana tjetër, Kryemadhi renditi disa nga gabimet kryesore që ka bërë LSI gjatë këtyre viteve, mes të cilave është edhe pse pranoi Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm.

?Problemi i LSI ka qenë gabimet e së shkuarës të cilat ne duhet ti lexojmë shumë mirë për të vazhduar përpara dhe për të mësuar nga gabimet tona. Gabimi i LSI ka qenë bërja e Edi Ramës kryeministër. Gabimi i LSI ka qenë pranimi i Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm. Gabimi i LSI ka qenë mos reagimi i saj kur Shqipëria filloi të kanalizohej. Gabimi i LSI kanë qenë votimet e shumë ligjeve, qoftë ligji i arsimit të lartë, qoftë dhe i atyre ligjeve të reformës në drejtësi të cilat u votuan pa kompromis?

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI