Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjendja jo e mirë shendetesore nuk e lejoi të ishte i pranishëm fizikisht, por përpara pedagogëve, studiuesve, historianeve dhe studenteve të Shkodres u prezantua vepra më e re studimore e akademikut Kolec Topalli.
?Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe?, kurorëzon punën 45-vjeçare që ai ka bërë në fushën e albanologjisë.
Botimi vjen vjen natyrshëm pas 14 monografive për historinë e gjuhës shqipe, për fonetikën dhe gramatikën historike, në të cilat Topalli ka trajtuar edhe etimologjinë e shumë fjalëve, duke dhënë mendime të reja për shumë prej tyre.
Artan Haxhi: "Ia ka arritur të vërtetojë edhe njëherë më së miri se gjuha shqipe është një gjunë indoevropiane pa lidhje birësie me asnjërën prej gjuhëve të kësaj familje."
Anila Omari: "Profesor Koleci është studiuesi që i referohet vazhdimisht autorëve të vjetër edhe me ndihmën e teknologjive të reja informatike duke gjetur aty materiale të çmuara që shërben qoftë si shtysë për një interpretim të ri etimologjik apo si konfirmim i ideve të kirstalizuara në kohë."
Vetë profesor Topalli, përmes të bijës Joana Topalli ju përcolli këtë mesazh të shkurtër të pranishëmve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fjalori-etimologjik-i-gjuhes-shqipe-i-kolec-topalli-prezantohet-ne-shkoder