Report TV - Fier, konflikt për supermarketin, i vihet flaka banesës së biznesmenit

2018-05-15 0

Një biznesmeni në lagjen "15 tetori" në Fier i është vendosur flaka në derën e shtëpisë gjatë orëve të natës, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Zjarrvënia dyshohet për konflikte për biznesin dhe pronën. Ilirjan Saliajt i kanë ndezur zjarr në derën e shtepise duke e spërkatur me rreth 5 litra benzinë. Flakët janë përhapur në ambientet e brendshme të shtëpisë. Ka qenë vetë biznesmeni i cili ka ndjerë menjëherë zjarrin dhe ka zbritur fëmijët në errësirë nga ballkoni në ballkon tek fqinjët në katin më poshtë.

Sipas policisë ky shtetas ka përplasje pronësie për një supermarket. Gjithashtu, biznesmeni ka konflikte edhe për një truall. Po punohet per gjetjen e personave me te cilet Saliaj ka konflikte dhe marrjen e deklarimeve te tyre.

Ne lidhje me personin me te cilin kane administruar marketin, të dy bashkë kanë ushtruar një aktivitet të përbashkët në fushen e industrisë ushqimore por për shkak se kanë falimentuar të dy kanë pretendime ndaj njëri-tjetrin për shuma të mëdha lekësh, rreth 150 milionë lekë të vjetra.