Report TV - 1 t kokainë në Spanjë, hetimi për dy bosët shqiptarë shtrihet edhe në Shqipëri

2018-05-15 1

Operacioni ?Start? i policisë spanjolle, DEA-s dhe EUROPOL ku u arrestuan 2 bosët shqiptarë të trafikut të kokainës me 1 ton drogë dhe 1.55 milion euro cash, është shtrirë dhe në Shqipëri. Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur verifikimet e pasurisë për dy shqiptarët të cilët sipas policisë spanjolle janë në krye të këtij grupi kriminal.

Burime për Report Tv kanë sqaruar përfundimisht identitetin e tyre: Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë, fillimisht kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradica, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.

Shqiptari i dytë i kapur në Madrid quhet Julian Deblini, 35 vjeç. Materialet i janë referuar Krimeve të Rënda dhe verifikimet po kryhen në bazë të ligjit anti-mafia ku do të përfshijnë jo vetëm dy personat por dhe lidhjet e tyre familjare.

Free Traffic Exchange