Ora News - Karateistja nga Lushnja fiton medaljen e artë në Beograd

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edicioni i 23 i Ballkaniades në sportin e karatesë i mbajtur në datën 27 deri në 29 prill, në Beograd me pjesëmarrjen e 800 sportistëve ballkanas, ka sjellë një medalje të artë në Lushnje.

Sportistja Ermelinda Kadiu, pjesë e ekipit 'Bijtë e shqipes' në kombëtaren shqiptare ka dalë fituese në finale duke mposhtur kundërshtaren e saj nga Bosnje Hercegovina. Në finale karateistja lushnjare ka triumfuar duke marrë medaljen e arit.

Ermelinda Kadiu shprehet e lumtur që ka arritur të ngrejë flamurin shqiptar ndër 800 sportistë nga rajoni në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Ermelinda Kadiu: "Ndihem shumë e emocionuar për këtë çmim dhe shumë krenare sepse kam deruar familjen time dhe veçanërisht profesorin tim Lirim Dedej. Ishte një sfidë e vështirë sepse në finale isha me një boshnjake dhe aty mu duke e vështirë ndeshja."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/karateistja-nga-lushnja-fiton-medaljen-e-arte-ne-beograd