Report TV - Arrestohet Arber Çekaj, pronari i firmës "Arbi Garden", ku u sekuestruan 613 kg kokainë

2018-05-15 2

Është arrestuar sot në Gjermani, Arbër Çekaj, pronari i firmës "Arbi Garden", së cilës iu kapën 613 kg kokainë më 27 shkurt të këtij viti në Maminas.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt.

Arbër Çekaj është pronari i firmës "Arbi Garden", ku u sekuestruan 613 kg kokainë ne kuadër të operacionit "last snow".

Sipas policisë shqiptare u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive te tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Çekaj është kapur në një provincë pranë Dusseldorf-it.

AI përfundoi në pranga pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti.