Ora News - Vettingu, Xhafaj: Godet atë që është në të njëjtën kohë polic dhe pronar hoteli

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri Fatmir Xhafaj deklaroi nga Lezha se është spekuluar lidhur me ligjin e vettingut në polici.

Teksa ka pasur pretendime jo vetëm në rradhët e uniformave blu por edhe sindikatave të policisë për vështirësi në sigurimin dhe plotësimin e dokumentacionit, Xhafaj tha se këto janë çështje teknike dhe nuk do ketë penalitete pse x ngatërroi kolonën 2 me 7 në formular.

Ai tha se vettingu synon të godasë policët e inkriminuar dhe të korruptuar, duke sjellë si shembull efektivin e rrugores që u bë pronar hoteli.

Fatmir Xhafaj: Dua të distancohem nga disa spekulime lidhur me këtë proces. Ky nuk është proces letrash dhe as formularësh sepse X, Y nuk arriti ta plotësojë në kohë apo sipas formës më të mirë të mundshme që është kërkuar. Kjo është më pa e rëndësishme.

Janë shumë i kënaqur që pjesa dërrmuese e ka dorëzuar formularin, sepse nuk do të shohim nëse mungon një apo dy dokumente, nuk e kemi ne me atë policin që e vuri në kolonën 2 apo 7.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vettingu-xhafaj-godet-ate-qe-eshte-ne-te-njejten-kohe-polic-dhe-pronar-hoteli