Tahiri dorëzon zyrtarisht mandatin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Saimir Tahiri ka dorëzuar mesditën e kësaj të premteje zyrtarisht mandatin e deputetit. Mësohet se deklarata e dorëheqjes është dorëzuar në Protokollin e Kryesisë së Kuvendit nga një prej bashkëpunëtorëve të afërt të tij.



Në dokumentin drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, theksohet se kërkohet nisja e procedurave ligjore të parashikuara në ligj për dorëzimin e mandatit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.



Nga ky moment, ligjërisht i takon zyrës juridike te Kuvendit të shpallë vakancën e krijuar pas dorëheqjes së Tahirit. Më pas Kuvendi njofton zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucion i cili ligjërisht ka tagrin e plotësimit të vendit vakant në Parlamentin e Shqipërisë.



Vend i cili, sipas Kodit Zgjedhor i takon kandidati i radhës i listës shumë-emërore të kandidatëve për deputetë. Sipas kësaj liste, mandati i kalon Spartak Brahos.



E pikërisht gjatë paradites Barho është takuar me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit. Por gjatë takimit me Ruçin, biseda është përqendruar tek pranimi i mandatit të deputetit nga ana e Brahos.



Kryeparlamentari mësohet se është përpjekur të bindë Brahon të marrë mandatin. Spartak Braho nuk ka ende një vendim për të rinisur jetën parlamentare, por një ditë më parë, ai tha se do të shprehej vetëm pasi KQZ të shpallë vakancen ne kuvend.

Free Traffic Exchange