Takimi rajonal i Selanikut - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisi sot në Selanik takimi i tretë rajonal mes Shqipërisë, Greqisë Maqedonisë dhe Bullgarisë.



Nga Shqipëria në këtë takim marrin pjesë Ministri për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati, Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda dhe Zëvendësministri për Infrastrukturën Artan Shkreli.



Në fjalën e tij hapëse Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, u shpreh se të katërta këto vende duhet të thellojnë bashkëpunimin për energjinë dhe transportin për të përmbushur sfidat e kohës.  Ai u shpreh se ?të gjithë dëshirojnë të zgjidhim problemet e rajonit dhe të shkojnë së bashku në rrugën evropiane. Me ndershmëri të  ndërtojmë një agjendë pozitive bashkëpunimi?.



Duke iu referuar të katër vendeve pjesëmarrëse ai theksoi se ekziston  nevoja për të zhvilluar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin duke pasur parasysh dy objektiva kryesorë: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, si dhe përgatitjen e tyre për anëtarësim.



Në fokus të takimeve ndërkohe do të jetë bashkëpunimi kufitar kundër krimit, trafiqeve të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore. Pritet po ashtu edhe rritja e bashkëpunimit mes vendeve në raste katastrofash natyrore kryesisht në fushën e mbrojtjes nga zjarret.



Ndërkohë, dy kryediplomatët Bushati-Kotzias do të zhvillojnë një takim kokë më kokë për negociatat mbi marrëveshjen e kufirit detar.

Free Traffic Exchange