http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan Donald Lu ka përshëndetur dorëzimin e mandatit te deputetit nga ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri. Duke shfrytëzuar nje aktivitet per shoqërinë civile, diplomati amerikan nënvizoi faktin se Tahiri tashme do te përballet me drejtësinë, si qytetar i zakonshëm.
?Asnjë nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që Z. Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.?
Ambasadori amerikan i ka bere thirrje shoqërisë civile t?i bashkohet sfidës me te madhe qe ka Shqipëria sot.
?Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhër arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen. Kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës.?
Sipas diplomatit amerikan, rruga e Shqipërisë ne BE kalon pikërisht nga kapja e peshqve te mëdhenj.
?Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur. Një të ardhme në Bashkimin Evropian. Një të ardhme pa trafik droge. Një të ardhme në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk kanë më frikë nga korrupsioni apo krimi i organizuar.?