Lezhë, hoxha lë me gojë hapur ambasadoren, të kthehet dënimi me vdekje. Vlahutin: Nuk pranohet

2018-05-15 1

LEZHE-Hoxha i xhamisë së Lezhës, Agim Terezi kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Gjatë takimit ku i pranishëm ishte edhe ministri Xhafaj dhe ambasadorja e BE Vlahutin, ai kërkoi që të rikthehet dënimi me vdekje. Kërkesa e Hoxhës vjen pas thirrjes së babait të Vladimir Kurtit, pak ditë më parë që kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje duke nisur nga djali i tij, që akuzohet për vrasjen e Agim Buçit, pronarit të marketit në Kamëz.

Akoma e ndjej dhimbjen e familjes Buci në Kamëz dhe dhimbjen e babait të atij djalit që u bë vrasës. Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush.

Hoxha i xhamisë së Lezhës
Por ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se BE nuk e pranon dënimin me vdekje.

Ky është një sugjerim që bëhet por duhet të dini se ka disa vlera themelore që do të thotë, jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë. Në asnjë mënyrë nuk ka asnjë rast "sui generis". Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE

Free Traffic Exchange