Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i një fshati të Rubikut falenderoi Ministrin Xhafaj për rikthimin e policisë së shtetit në funksionin e vet.
Duke nënkuptuar se mbjellja e kanabisit ishte kthyer në problem edhe në qarkun e Lezhës, ai tha se me ardhjen në detyrë të Xhafaj u rikthyen në shtëpitë e tyre pasi kishin mbetur ferrave.
Qytetari: Sa i përket problemeve të policë me komunitetin, pyetja është: Çfarë bëtë ju Ministër në 2017 kur erdhët që e rikthyet policinë e shtetit në funksionin e vetë, na rikthyet ne si kryetarë fshatrash apo përfaqësues të zgjedhur në shtëpitë tona.
Sepse kishim mbetur ferrave gjithë ditën për atë që e kishte lejuar politika haptaz majtas dhe djathtas, nuk ka asnjë shans policia e shtetit të punojë në kushtet kur ka kriza politike.Kjo është praktikë europiane dhe botërore. Ju rikthyet së pari policinë rrugore në funksion dhe policinë e shtetit afër detyrës funksionale.
Droga si fenomen shoqërohet dhe me fenomene të tjera dhe ne ishim të ekspozuar karshi kriminelëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryetari-i-fshatit-falenderon-xhafaj-kishim-mbetur-ferrave-kanabisin