Basha: Tahiri shkatërroi provat. Largimi i Ramës i hap rrugën drejtësisë

2018-05-15 0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar sot largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie anti-mafia si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira, si kusht që Shqipëria të integrohet në BE, pas dorëheqjes së deputetit Saimir Tahiri.

?Edi Rama e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe kjo është loja e tyre. Tahiri rezistoi dhe nuk e dorëzoi mandatin kur ia kërkoi Prokuroria herën e parë. Edi Rama i ktheu deputetët socialistë në gjyqtarë për mbrojhur Tahirin? ? tha Basha.

Sipas Bashës një gjë e tillë i dha Tahirit kohë që të shkatërronte provat që e implikonin.

Tahiri e pastroi banesën nga provat dhe zhvendosi me sukses thasët me eurot e drogës. E vetmja gjurmë janë thasët me 860 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinën e Orest Sotës, gjithashtu i liruar. Këto prova u shkatërruan pas Rama vuri Prokuroren pa vetting dhe vetëm me votat e tij. Tani të gjithë e kanë të qartë se pse Edi Rama kapi Prokuroren e Përgjithshme, se kështu garantonte që Saimir Tahiri edhe pa mandat nuk do vihej para drejëtsisë, për të shpëtuar veten.

Menjëherë më pas u ekstradua në shkelje të ligjit shqiptar Nazer Seiti, dhe ata që e bënë ktë akt në shkelje flagrante të ligjit as gjykohen edhe as hetohen, për arsyen e thjeshtë se është bërë atë me udhër të Edi Ramës.

Pas këtyre akteve dhe presionit të drejtë nga Gjermania dhe faktorit ndëkrombëtar, ku o është thënë se është e patolerueshme, erdhi dorëheqja e Tahirit si mashtrim për Gjermninë dhe Europën, për të thënë se tani është në dorë të Prorkuorisë, por Prokuroria ësht në dorë të Ramës.

A ka shqiptar që e beson se Saimir Tahiri do ta kanabizonte Shqipërinë dhe do drejtonte trafikun drogës pa bekimin e Edi Ramës?

Free Traffic Exchange