Kreu i grupit parlamentar të LSI në një konferencë për shtyp për mediat, u shpreh i revoltuar sot për kalimin që i bëri parlamenti dje vetëm me votat e mazhorancës ligjit për strehimin social.
Ai gjithashtu përmendi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që sipas tij e vë ndër të tjera theksin edhe te pasuritë e patundshme në bregdet, si një ndër metodat më të përdorura për fshehjen e parave të pista.
Sipas Vasilit, miratimi i ligjit për strehimin social ?dekretoi përfundimisht shkatërrimin e parlamentit?.
Shkak për këtë, sipas Vasilit është fakti që shumica ?Nuk pranoi as të shqyrtonte amendamendtet e opozitës, që kishin si qëllim përmirësimin rrënjësor të ligjit në favor të qytetarëve?.
?Qeveria u jep 100 milionë euro koncesione dhe kulla oligarkëve dhe bën sikur u heq ndonjë qime se u merr 50 metra katrorë për t?u hedhur ndonjë kockë qytetarëve. Qeveria ështëarmikja më e madhe e popullit, pasi mbron oligarkët? ? tha Vasili.
Më tej Vasili citoi raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që sipas Vasilit ka qenë më tronditësi i 27 viteve të fundit të qeverisë.
?DASH thotë se Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marijuane dhe është portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në gjithë Evropën. Pausritë e patundshme në bregdet dhe bixhozi, janë ndër metodat më popullore të fshehjes të së ardhurave sipas DASH? ? tha Vasili.