Gjatë natës së mbrëmshme një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Bulqizës. Shpërthimi ka ndodhur në katin e 5 të një pallati ku banonte familja Veshi.
Të gjithë pjestarët e familjes Veshi ishin në banesë në momentin e shpërthimit. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale në banesë dhe në banesat e komshinjëve.
Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kontrollin e flakëve dhe shuarjen e tyre.