Ora News - Donald Lu: Mirëpresim dorëzimin e imunitetit nga Saimir Tahiri. Flet dhe për Llallën

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Kryebashkiaku Fran Frokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin, mirëpresim faktin se Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, pa imunitet."

Ky është reagimi i ambasadorit të SHBA gjatë një takimi me shoqërinë Civile që u mbajr në ambientet e hotel Tirana, një ditë pasi ish ministri i Brendshëm deklaroi se hiqte dorë nga mandati për tu hetuar si qytetar i lirë. Tahiri u shpreh i vendosur se do t'i shkojë deri në fund së vërtetës.

Ndërkohë ambasadori Donald Lu nënvizoi se "OJQ dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëritë së së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht."

Donald lu ka dhe nje mesazh tjetër

Donald Lu: "Së fundi, nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur, një të ardhme në BE, një të ardhme pa trafik droge, një të ardhme në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk do të kenë më frikë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kjo është e ardhmja që gjithë shqiptarët meritojnë.

Cila është sfida kryesore sot?

Ambasadori i bëri thirrje shoqërisë civile të bashkohet për arrestimin dhe ndjekjen e peshqve të mëdhenj

Donald Lu: "Cila është sfida kryesore sot? Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të "peshqve të mëdhenj"kriminalë. Shqipëria ka mbëshetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. Urdhër arresti janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jen

Free Traffic Exchange