Report TV - Bosi laçjan i trafikut të 1 ton kokainë në Spanjë, shiti kompaninë në 2014

2018-05-15 1

Arjan Ndoci, një 41-vjeçar nga qyteti i Laçit, mendohet se është njëri nga drejtuesit e grupit që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë,ju kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash. Arjan Ndoci mësohet se është arrestuar dhe se dyshohet se është pikërisht personi që fshihej me emrin e remë Dritan Gradica. Nga verifikimet e bëra rezulton se Ndoci është vllai i biznesmenit Viktor Ndoci,i cili administron disa kompani në Tiranë dhe Laç. Mësohet se dhe vetë Arjan Ndoci ka administruar kompaninë ?Arvi?, të cilën e ka shitur në vitin 2014 kundrejt 12 milion lekë të vjetra,tek një biznesmen tjetër. Vëllai i Arjan Ndoci, Viktor Ndoci rezulton pronar i 6 kompanive ndërtimi, të cilat kanë ndërtuar disa godina të mëdha në Tiranë mes tyre edhe qëndra biznese të rëndësishme për kryeqytetin.

Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur. Sipas burimeve nga INTERPOL-i Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin, Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.