Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra e cila momentalisht ndodhet në SHBA thotë se Kosova dhe Shqipëria janë dy satelitë të Erdogan. Në një lidhje direkt për edicionin e lajmeve të Ora Neës, gazetarja Xharra tha se dihet e sigurt që në takimin që Rama pati në Berlin iu shtrua edhe çështja e afrimitetit me presidentin e Turqisë.
Arbana Xharra: Në duhet të bëjmë një ndarje mes asaj që Rama e thotë dhe asaj që vendos mos e thotë publikisht. Në këtu në Nju Jork e dimë me siguri që gjatë takimit të fundit që kishte në Berlin iu hap tema e afërsisë së tij me Erdogan dhe influencës së Turqisë në Ballkan dhe Shqipëri.
Komisionet e BE kanë një kulture rigoroze të reagimeve mes vendeve bilaterale. Dmth nuk reagojnë dhe nuk të thonë zyrtarisht apo publikisht që bëhu me Erdogan, Putinin apo mos u bëj. Megjithatë nëse lexojmë raportet e tri viteve të fundit të shteteve të ndryshme të BE shohim një shqetësim të madh të shtrirjes së ndikimit të Erdoganit në Ballkan dhe në disa vende të Europës. Kemi dy satelitë të Erdoganit që shfrytëzojnë, janë Shqipëria dhe Kosova në realizimin e planeve të tij. Por të thuash se nuk ka shqetësim Brukseli për numrin e madh të shqiptarëve që iu bashkuan Shtetit Islamik, të thuash se Brukseli nuk shqetësohet me fakte se sektorët kryesore në ekonomi, energji, infrastrukturë janë në duart e Erdoganit, apo të thuash se Brukseli nuk shqetësohet me faktin se Erdogani kontrollon një numër të madh shkollash dhe xhami në Shqipëri do të thotë se nuk e njeh realitetin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gazetarja-arbana-xharra-shqiperia-dhe-kosova-satelite-te-erdogan