Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një efektiv i policisë u gjet i mbytur në lumin Kir në Shkodër mesditen e të enjtes.
Trupi i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve u gjet në rretha të paqarta nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë.
Dyshimet janë se ai është vetëmbytur dhe shkak mund të jetë bërë gjendja e rënduar ekonomike
Por nuk përjashtohen as pista të tjera në lidhje me ngjarjen, ndaj grupi hetimor po merr në pyetje familjarë dhe kolegë të 52 vjecarit Shkalla.
Ndërkohë në qytetin e Shkodrës, një 57 vjecar humbi jetën në një tjetër ngjarje që ndodhi në rrethana ende të paqarta.
Albin Hiluku 57 vjeç ra nga ballkoni i katit i apartamentit në katin e pestë të këtij Pallati në zonën e njohur si ?Sahati?.
57 vjeçari ka qënë i vetëm në banesë, në momentin e ngjarjes së rëndë pasi bashkëshortja ndodhej në shkollë dhe fëmijët e ciftit në shkollë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-viktima-ne-shkoder-babai-i-7-femijeve-gjendet-i-mbytur-57-vjecari-ra-nga-ballkoni