Ora News - Spital i ri në QSUT

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një spital i ri 7 katësh i sëmundjeve të brendshme do të ndërtohet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Spitali i ri, një investim prej 14.4 milion euro do të ndërtohet nga themelet brenda ambjenteve të QSUT, ku do të përqëndrohen të gjitha repartet e sëmundjeve të brendshme (të 6-katëshit aktual) duke filluar nga kardiologjia, hemodinamika, nefrologjia etj.

Teksa nënshkroi kontratën për nisjen e ndertimit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se spitali i ri i sëmundjeve të brendshme do të ofrojë një standard të ri të shërbimit për qytetarët.

Spitali do të ndërtohet pranë atij ekzistues , ndërsa lidhja do të bëhet përmes urave çka mundëson dhe integrimin e shërbimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/spital-i-ri-ne-qsut

Free Traffic Exchange