Report TV - Sarandë, çelet zyrtarisht sezoni turistik

2018-05-15 4

Saranda çel sot zyrtarisht sezonin turistik verë- 2018. Qindra turistë sot kanë zbarkuar në portin e Sarandës për të vizituar resurset turistike të perlës së bregdetit shqiptar.

Në kuadër të çeljes së sezonit, Bashkia e Sarandës ka organizuar festime të ndryshme me këngë dhe valle popullore. Ndërkohë, një kroçere me 3 mijë turistë të huaj është ankoruar në afërsi të portit, dhe turistët që ndodhen në të po shijojnë festimet e çeljes së sezonit.

Por përtej pasqyrës së bukur që i ka ofruar natyra Sarandës, mirëmbajtja e këtij qyteti nga pushteti lokal vijon të jetë problematike, pasi koshat me mbeturina qëndrojnë të pa zbrazur për ditë të tëra.

Free Traffic Exchange