?Shpagimi për Saimir Tahirin do ishte bashkëpunimi i tij me drejtësinë?. Kështu u shpreh deputeti i PD, Ervin Salianji për Report Tv, duke komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i vënë nën akuzë nga Prokuroria për trafik droge me grupin Habilaj.
Ne kemi denoncuar që në fillim se Saimir Tahiri ishte përfaqësuesi i krimit në qeverisje dhe ndërtoi një sistem. Nëse do bija për një gjë dakord me Tahirin, është se fajin nuk e ka vetëm individi, por sistemi i ndërtuar me kriminelë për kapjen e policisë së shtetit, për të vjedhur zgjedhjet. Gjithë kohën Tahiri ka qenë i përdorur nga Rama. Edhe sot Tahiri zgjodhi të jetë kamikaz i Edi Ramës.
Pas raporteve të ndërkombëtarëve dhe presioneve, Rama vendosi të bëjë pakt me Tahirin, për të dhënë dorëheqjen që gjasme këtu po funksionon diçka. Shpagimi për Tahirin, për atë që ka krijuar te shoqëria shqiptare, nxirja që i është bërë Shqipërisë, do ishte duke u kthyer i penduari i drejtësisë, si i penduari i drejtësisë drejtësia shkon te Edi Rama.
Ervin Salianji, deputet i PD