http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra ton patate që kultivohen në zonat e thella të qarkut të Kukësit, rrezikojnë të mbeten pa shitur.
Alarmin e japin vetë fermerët të cilët thonë se e kanë të vështire gjetjen e tregut. Për pasojë, patatja e Shishtavecit me cilësi të larte ka shkuar shpesh herë dem.
Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Kukës pranon se prodhimi i patates ka mbetur i izoluar në gropa. Kjo ka zvogëluar sipërfaqet e tokave të mbjella.
Në Qarkun e Kukësit, këtë vit prodhimi arrin në rreth 13 mijë ton patate.