Rudina/ Fidel Ylli: Si u bera pjese e mundjes, per 2 vjet kam luajtur fshehtas (03.05.2018)

2018-05-15 4

Ai është një personazh që ka spikatur në Shqipëri në disa sfera. Në sport, ku sot mban titullin ?Mjeshtër i Sportit?, në biznes, por dhe në polikë.
Fidel Ylli, fillimet e tij i ka patur në sportin e Mundjes, më pas do të ndodhte kalimi në biznes dhe më pas në politikë, ku sot ai është deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit. Ai ishte sot i ftuari i radhës në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të folur jo vëtëm për profesionin dhe arritjet e tij. Gjatw emisionit ai tregoi po ashtu fillimet e tij nw sport dhe nw biznes pwr tw cilat tha se i wshtw futur aksidentalisht.
?Mundës dhe biznesmen unë jam bërë krejtësisht pa dashje, rastësisht. Prindërit e mi ashtu si çdo familje kohën do t?ia mbushi fëmijës me aktivitet fizik apo artistik përveç shkollës. Prindërit e mi më kishin futur në pallatin e pionierit në rrethin e trompës. Unë kam qenë muzikant nga klasa e 5-të deri në klasën e 8-të. Kam patur një profesor shumë të mirë, Dhimitër Gjergji i cili në Teatrin e Operas dhe Baletit i binte tornos. Unë kam qenë në bandën e Pallatit të Pionerit që dilnin në festën e 1 Majit. Por në të njëjtën kohë isha në shkollën 8-vjeçare ?Hasan Vogli? ku me një grup shokësh të shkollës në orën e pushimit luanim pak futboll dhe aty grindem me një djalë të klasës time. Kapemi në mundje dhe e rrëzova përtokë. Dhe një djalë më i madh Përparim Çela i cili kishte filluar mundjen na ndau dhe na tha: Pse ziheni këtu, hajeni shkojmë tek parku i xha Tomit. Kur vajtëm në palestër e mora këtë djalin dhe e hodha përtokë me një krahqafë pa më mësuar asnjeri. Kur më pa trajneri më tha që të nesërmen të merrja materialet sportive. Kur shkova në shtëpi mamaja e cila më pa materialet sportive më tha: Do të ?vrasë? babai. Sepse ata donin që unë të bëhesha muzikant pasi isha djalë i vetëm. Për dy vite e vazhdova fshehurazi sportin?, tha politikani.

Free Traffic Exchange