Ora News - Opozita ikën nga kuvendi pas akuzave për Tahirin, PS PDIU votojnë të vetëm ligjet

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho thotë se PS po mbron Tahirin sepse do të mbrojë Ramën.

Spaho thotë se mandati i Tahirit u dorëzuar pas presionit të Merkelit dhe se pa hyrë në burg Saimir Tahiri nuk ka për të pasur hapje të negociatave.

Spaho: " Janë të dy të lidhur, por sot ai është në pozicionin si kryetrafikant dhe simbol i Edi Ramës për shkak të prokurorisë së katanjas, i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm me Saimir Tahirin, është Tahiri dhe Edi Rama.

Del sot e thotë e lë mandatin, po mirë para një jave nuk erdhi këtu për të mbrojtur mandatin. Çfarë ndryshoi apo shkoi zotëria në Berlin dhe i thanë o do shkojë në burg Saimitr Tahiri ose nuk ka negociata. Bëjnë sikur po heqin mandatin. I bëri presion para dy javësh, pavarësisht lojrave, sot prapë i bëri presion, unë po bëj sikur po heq mandatin. I bëri presion dhe me ministrin e Brendshëm tha je kontrabandisiti më i madh. Po të ishte për Saimir Tahiri do e kishin bërë kurban me kohë por doni të mbroni Edi Ramën. Mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën dhe veten tuaj"

Pas fjalës së Spahos opozita braktisi sallën e parlamentit si pjesë e marrëdhënies së kushtëzhuar që kanë vendosur me këtë institucion.

Me kreun e grupit të PD-së replikoi me ironi kryeministri Rama.

Ai tha se kritikat që dëgjoi në Gjermani ishin akuzat e opozitës në gjuhë gjermane.

"Profesori këtu, me të gjithë kompetencën që e karakterizon dhe si të ishte një njeri që nuk gdhihej e ngrysej nën qiellin pa çati të SHQUP-it, por gdhihej e ngrysej në kancelarinë gjermane tha se pa u futur në burg Saimir Tahiri, na paska thënë Gjermania, këtu s?ka të ardhme për Shqipërinë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/spaho-tahirin-do-e-kishit-bere-kurban-me-kohe-por-mbroni-edi-ramen