Ora News - Austria pro negociatave, ambasadori Sattler: Vendi e meriton integrimin

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Austria është një tjetër shtet që do të japë votën pro Shqipërisë për çeljen e negociatave për integrim në BE. Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler, u shpreh se Shqipëria jo vetëm që e meriton integrimin, por do të japë kontributin e saj në familjen evropiane.

Shqipëria ka mbështetjen e Austrisë në ambicien e saj për çeljen e negociatave në procesin e integrimit evropian.

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler, tregoi mbështetjen e pakushtëzuar për integrimin, duke vlerësuar një ndër vlerat e Shqipërisë për të cilës Europa ka nevojë, toleranca fetare.

Johann Sattler: Shpresojme te hapen negociatat për Shqipërinë per ne BE. Shqipëria këte jo vetëm qe e meriton por do ketë edhe kontributet e saj në familjen europiane. Në Europë, toleranca dhe harmonia fetare jane një nevojë. Feja eshte e ndare nga shteti, por ka nevoje gjithmone për bashkepunim për çeshtje të rendesishme kombëtare. Shteti ndryshon rregullat dhe ligjet, por feja ndryshon zemrat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/austria-pro-negociatave-ambasadori-sattler-vendi-e-meriton-integrimin